Ministria e Arsimit uron 8 Dhjetorin: Të rinjtë po japin kontribut në përmbushjen e misionit për një sistem arsimor të barabartë
Ministria e Arsimit ka uruar 8 Dhjetorin, Ditën e Rinisë.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, ministrja Evis Kushi shkruan se të rinjtë sot janë pjesa më vitale e ekipit të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.
Të rinjtë po japin një kontribut të rëndësishëm në përmbushjen e misionit për një sistem arsimor gjithëpërfshirës, cilësor e të barabartë.
"I uroj të gjithë rinisë shqiptare Gëzuar 8 Dhjetorin përmes vajzave dhe djemve të rinj që janë sot pjesa më vitale e ekipit të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.
Ata janë të talentuar, të guximshëm, kreativë dhe me energjinë e tyre pozitive po japin një kontribut të rëndësishëm në përmbushjen e misionit tonë të lartë, për një sistem arsimor gjithëpërfshirës, cilësor e të barabartë. #8Dhjetor #DitaeRinisë "
