Lea Ypi: Kritika ndërkombëtare e ka cilësuar libër pa doreza për komunizmin shqiptar

Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, akademikja dhe shkrimtarja Lea Ypi tha se nga shumë kritika ndërkombëtarë që i janë bërë librit, kanë pohuar se është një paraqitjeje pa doreza e komunizmit shqiptar.

Ajo shtoi se për librin jam mbështetur në intervista me shqiptarë të kohës, me leximin e librave të kohës dhe dokumentarë, dhe sidomos përmes ditarëve të mi që kam pasur qysh në moshën 10-vjeçare.

Ypi: Nga shumë kritika ndërkombëtarë që i janë bërë librit, kanë pohuar se është një paraqitjeje pa doreza e komunizmin shqiptar, duke kritikuar se si e majta perëndimore është e angazhuar me sistemet komuniste me vendet lindore.

Unë për librin jam mbështetur në intervista me shqiptarë të kohës, me leximin e librave të kohës dhe dokumentarë, dhe sidomos përmes ditarëve të mi që kam pasur qysh në moshën 10-vjeçare. Në procesin e shkrimit të librit kam folur edhe me miq të mi që kanë jetuar në Shqipëri duke i pyetur nëse po i kujtoj mirë ngjarjet.

Libri nuk ka optikë ideologjike, por tejkalon mesazhin e se ideologjia na jep një tjetër botëkuptim nga ai që është.