“Shkodra, Korça, Razma dhe...” Ja disa nga vendet mahnitëse ku mund të udhëtoni në fundvit
Pushimet e fundvitit janë ata të cilat shpeshherë bëhen dhe bisedat më të diskutuara mes familjarëve, miqve, ditët e fundit etj. Për të folur më shumë rreth vendeve se ku mund të kalojmë pushimet e fundvitit në vendin tonë, ishin të ftuar këtë pasdite në emisionin “Jeto me Orën” në RTV Ora dy specialistët Blerina Ago eksperte turizmi “Active Albania” dhe Alnderim Çeloxhohaj guidë turistike.
Blerina Ago, nëpërmjet një lidhje “Skype” solli në studio disa nga arsyet se përse duhet të kalojmë pushimet e fundvitit në një prej qyteteve më të bukur në vendin tonë, Shkodër. Sipas ekspertes së turizmit është liqeni, tava e ngjalave dhe muzeu fotografik që duhet vizituar.
“Liqeni i Shkodrës e ka rritur volumin dyfish, gjë e cila bën shikimin e botës së faunës dhe gjallesave. Gjithashtu edhe prania e zogjve, që vihen re rreth liqenit, i’a shton më shumë bukurinë dhe vlerat turistike këtij qyteti. Nuk mund të lë pa përmendur edhe ndryshimet e kushteve atmosferike, të cilat mundësojnë shijimin e tavës së ngjalave, pasi është fiks sezoni i këtyre. Shkodra ka muzeun e fotografisë, që është një vend për t’u vizituar. Nëqoftëse ju mendoni se jeta e natës bëhet vetëm në Tiranë, gaboheni, pasi këtu ka edhe muzikë live”, tha Blerina Ago.
Ndërkohë Alnderim Çeloxhohaj, solli disa destinacione si brenda vendit tone, por dhe në Kosovë, që i’a vlen të vizitohen. Më tej ai tregoi edhe çfarë duhet të kemi parasysh për t’u ngjitur në këto zona.
I preu kokën motrës shtatzëne, arrestohet adoleshenti
7 Dhjetor, 13:50
“ Korça, Razma, Dardha janë vende që mbulohen me dëborë dhe të ofrojnë një panoramë të mahnitshme. Gjithashtu kemi në Kosovë, Bogë, Pejë, Prevalla, etj. Ajo që do të theksoja unë është, që një turistë kur niset për të vizituar këto zona e sidomos në stinën e dimrit duhet të kenë parasysh terreni e vështirë. Ndaj unë them se veshja është shumë e rëndësishme për t’a pasur parasysh” u shpreh Alnderim Çeloxhohaj.

