"Ka minimizuar krimet e monizmit" Lea Ypi: Kritikuesit e Librit më kujtojnë Lidhjen e Shkrimtarëve
Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, akademikja dhe shkrimtarja Lea Ypi tha se çdo sistem, sado çnjerëzor qoftë ai, ai ka fytyrën e atyre njerëzve që e mbajnë në këmbë.
Ajo shtoi se kritikat që libri i saj “Të lirë” ka minimizuar makabritet më kujtojnë ato e kolektivëve të Lidhjes së Shkrimtarëve për një vepër në socializëm.
Ypi: Jam e bindur se çdo sistem, sado çnjerëzor qoftë ai, ai ka fytyrën e atyre njerëzve që e mbajnë në këmbë. Jam e bindur se asnjë sistem nuk mund të nëpërkëmbë dinjitetin e njeriut derisa të humbë dallimin mes të mirës dhe së keqes. Në librin tim përshkruan të gjitha aspektet që kanë njohur të gjithë shqiptarët.
Kritikat që libri ka minimizuar makabritet më kujtojnë ato e kolektivëve të Lidhjes së Shkrimtarëve për një vepër në socializëm. Kjo më ka bërë për të qeshur, sepse libri po kritikohet për veprimet e personazhit. Por është e trishtë që një libër të mos ketë asnjë kritikë, por jo duke u bazuar në mënyrë të pjesshme.
