Dy Kuvendet e PD, Çollaku: 11 dhjetori mbledhje e simpatizanëve, ka një mënyrë që të mos përçahemi
Më 11 dhjetor 2021, do tëmblidhet Kuvendi Kombëtar i PD i thirrur nga ish-Kryeministri Sali Berisha.
Ndërkohë deputeti i Partisë Demokratike Kreshnik Çollaku, në një intervistë për Ora Neës, me gazetaren Matilda Mcini është shprehur se vullneti i demokratëve, të cilët kanë firmosur për 11dhjetor po keqpërdoret.
Sipas Çollakut, Kuvendi i 11 dhjetorit nuk është legjitim, pasi nuk janë plotësuar rregullat që duhen për mbledhjen e Kuvendit.
Kreshnik Çollaku: Unë mendoj se ky vullnet i demokratëve, po keqpërdoret duke u shpërdoruar në krijimin e strukturave paralele të cilat fabrikojnë dhe shpërndajnë mandate. Kjo më ngjan me përpjekje për të krijuar një strukturë paralele. Sigurisht që Kuvendi i PD përcakton se ¼ e Kuvendit përcakton vullnetin për të mbledhur një Kuvend, por janë institucionet e partisë që të përcaktojnë, ku mblidhet, kur mblidhet ditën, sallën, orën, orarin, që të shpërndajnë mandatin. Dhe vetëm ashtu do të ishte I ligjshëm dhe legjitim një përkthim i vullnetit të demokratëve në një Kuvend zyrtarisht efektiv.
Ai thotë vullneti i demokratëve po keqpërdoret për të krijuar një strukturë, ndërsa shton se firmat nuk janë depozituar në organet përkatëse.
Kreshnik Çollaku: Ajo që po ndodh është se vullneti I këtyre njerëzve po keqpërdoret ose për të krijuar një strukturë paralele, për të uzurpuar pa procedurë, pa respektiminie rregullave, një organ të zgjedhur legjitim, ose për të krijuar një subjekt paralel. Nuk po zbatohet asnjë procedurë. Firmat nuk janë depozituar në organet që duhet të dorëzohen. Kush e verifikon nëse emri im është apo jo në atë mandat.
Çollaku shprehet se Kuvendi i 11 dhjetori është një mbledhje e demokratëve dhe mbështetsve së Berishës.
Kreshnik Çollaku: Është e përcaktuar në bazë të rregullores se si mblidhet Kuvendi, ka një komision që ngrihet në institucionet e Partisë, një datë, një sallë, me listat e delegatëve, me dokumentet identifikuese. Ka vetëm një zyrë ku vullneti i njerëzve duhet depozituar dhe prej andej përcaktohet dhe thirrja e Kuvendit. Në rastin që vullneti është por nuk depozitohet dhe nuk i jep formën proceduriale, e bën të cenueshëm vullnetin e këtyre njerëzve, ky është shqetësimi. Kuvend nuk është ai i datës 11, ajo është një mbledhje shumë e respektueshme e demokratëve, mbështetësve, simpatizanëve, mund të jetë masive, pretendimet, shqetësimet që çdo demokrat ngre janë shumë të respektueshme, por Kuvend nuk ka kur nuk përcaktohet nga organet e Partisë.
Deputeti thekson se Kuvendi i 18 dhjetorit është legjitim, ndërsa shton se ka një mënyrë që PD mos të përçahet.
Kreshnik Çollaku: Basha është Kryetar i PD dhe nuk është një grup, por një kryetar i zgjedhur në një kongres legjitim, disa muaj më parë. Është një strukturë legjitime që u zgjedh nga 50 mijë anëtarë të PD. Shmangia e kësaj ideje për dy parti paralele, dy Kuvende paralele, dy struktura paralele, kjo çon përçarje. Ka një mënyrë që ne mos të përçahemi. Këto vullnete t’i bashkohen një procedura dhe të gjithë së bashku të shkojmë në Kuvendin e PD të datës 18.

