Iljazaj: Çështja është nëse interesat e SHBA-ve përputhen me interesat tona, a mund të bëjmë pa ta?
Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, Ervis Iljazaj, opinionist u shpreh se logjika e urdhrit të Biden lidhur me korrupsionin, është se për shkak të tij është e vështirë të mbahen disa aleanca në Ballkanin perëndimor që prekin interesat e SHBA-ve.
Ai tha se çështje në këtë rast është nëse interesat e SHBA-ve, përputhen me interesat e Shqipërisë dhe a mund të bëjë vendi ynë pa ta.
Iljazaj: Logjika e urdhrit të Biden lidhur me korrupsionin, është se për shkak të tij është e vështirë të mbahen disa aleanca në Ballkanin perëndimor, pasi disa fuqi të tjera, përmes tij mund të manipulojnë këto vende në aspektin strategjik duke prekur interesat e SHBA-ve.
SHBA-të kanë interesat e veta në Ballkan dhe në Shqipëri. Çështja është nëse interesat e tyre përputhen me interesat tona. Ndoshta ka njerëz që mendojnë se mund të bëjnë edhe pa të. Në nuk vëmë në diskutim se ata kanë interesat e tyre si në gjithë botën.
