Sensibilizim nëpërmjet Ora News, pas kronikës i riu nga Belgjika i blen biçikletën 11-vjeçarit: Jam shumë i lumtur!

Ora News prej vitesh tashmë është pranë çdo familjeje që është në kushte të vështira ekonomike, duke trajtuar historitë e tyre e duke përcjellë thirrjen e tyre për ndihmë. I tillë është dhe rasti i një 11-vjeçari që kërkonte një biçikletë dhe pas kronikës ëndrra e tij u bë realitet.

"Edhe unë kam qejf të kem një biçikletë si gjithë shokët e mi."

Kjo ishte dëshira e Limanit, i cili prej vitesh ëndërronte që të kishte një biçikletë.

"Unë ja kam kërkuar mamit, por ajo nuk ka mundësi të ma blejë. Mami më thotë nuk kemi çfarë të bëjmë më parë, ose të festojmë Vitin e Ri ose të blejmë ty biçikletë. Kjo është dëshira ime më e madhe."

Pas kronikës së transmetuar në Ora News një djalë në Belgjikë menjëherë kontaktoi me gazetaren ku më pas u bë dhe lidhja me familjen për t’i dërguar një shumë parash prej 200 eurosh në mënyrë që vogëlushi të blinte biçikletën e shumë dëshiruar.

Sot ëndrra e tij u bë realitet dhe Limani tashmë mund të pedalojë biçikletën e tij. Për këtë ai ka një falenderim.

"Kisha shumë vite që ja kërkoja mamit dhe babit, por ata nuk ma blinin. Më në fund mu realizua edhe mua ëndrra. Jam shumë i lumtur. Faleminderit juve Ora News dhe atij xhaxhit që ma bleu biçikletën."

Limanin ndërkohë e ka ndihmuar dhe një shqiptar i Kosovës që jeton në Amerikë me një shumë prej 300 dollarësh. Pas kronikës së transmetuar në Ora Neës të shumta kanë qenë mesazhet që u ofruan ta ndihmonin vogëlushin.

Sensibilizim nëpërmjet Ora News, pas kronikës i riu nga Belgjika