Murrizi: Berisha t’i qëndrojë deklaratave dhe të bashkojë PD-në demokratët e të rrëzojë Ramën

Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, Agim Baçi, publicist u shpreh se Berisha duhet të mbajë premtimin për bashkimin e PD-së.

Ndërsa Myslym Murrizi, kreu i Lëvizja Demokratike Shqiptare tha se shpallja non grata ishte gjë e mirë dhe se Berisha duhet të mbajë fjalën për bashkimin e PD-së.

Baçi: Është ngritur një platformë ku është vendosur gjithçka. Edhe data e kuvendit. Unë do të doja që Berisha t’i përmbahet asaj që ka thënë për bashkimin e PD-së. Gjuha përjashtueshme deri më sot më rezulton në të kundërtën. Shpresoj që të mos ndodhë më e keqja.

Murrizi: Sebepi ishte shpallja non grata, dhe bën mirë sepse kjo punë do të venitej dhe Rama do të lulëzonte për disa vite. Unë shpresoj që Berisha tu qëndroj deklarimeve për bashkim dhe të bëjë ftesë për demokratët për rrëzimin  e Ramës.