Demalia: Berisha nuk ka mbështetje në SHBA. Ai me familjen e tij nuk shkel më në Amerikë
Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, analisti Ilir Demalia u shpreh se në komunitetin shqiptar në Amerikë Berisha ka pak mbështetje.
Ai tha se Escobar vjen të japë një sinjal dhe jo për të takuar Berishën sepse është i shpallur non grata dhe se Berisha me familjen e tij nuk shkel më në SHBA.
Demalia: Turpi dhe fëlliqësira e kësaj klase politike. Për këtë janë të gjithë përgjegjës për këtë situatë. E çuan shifrën ne të pranishme në Foltoren e Berishës në SHBA e çuan në 2100, kur salla nuk mban më shumë se sa 300 vetë.
Në komunitetin shqiptar amerikan, jetojnë rreth 500 mijë shqiptarë në këtë zonë dhe 300 vetë janë pjesëmarrje e madhe. Aty nuk kishte njerëz që njihen. T’i lëmë manipulimet sepse janë bërë bajate. Kë ka mbështetje Berisha në Amerikë? Sepse askush nga zyrtarët e lartë nuk ka dhënë një deklaratë. Berisha vetë e ka gatuar këtë corbë. Unë nuk jam dakord me një gjë: nuk jam nga ata që dalin dhe flasin sikur janë gjithë ditën në zyrën e presidentit. I vetmi njeri që paska peshë në SGBA qenka njëri që mbështet Berishën.
Escobar vjen të japë një sinjal dhe jo për të takuar Berishën sepse është i shpallur non grata. Çdo gjë mund të ndodhë në këtë botë, por Berisha me familjen e tij nuk shkel më në SHBA.
