Murrizi: Nëse SHBA i kërkon hajdutit Ahmetajt që të fusë në burg të korruptuarit, për mua tallet
Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, Myslym Murrizi, kreu i Lëvizja Demokratike Shqiptare u shpreh se Amerika ka bërë njeriun e vitit Adrian Dvoranin, kanë futur Sokol Sadushin dhe gjithë drejtuesit e sigurimit.
Ai tha se Nëse Amerika shkon dhe takon një hajdut në zyrë dhe i kërkon që të luftojë korrupsion, atëherë është e pabesueshme, apo nëse i kërkon Ben Ahmetajt që të fusë në burg të korruptuarit për mua tallet.
Murrizi: Escobar vjen në Shqipëri që të bëjë aleancë me individë që kanë dosje në drejtësinë shqiptare? Amerika ka aleatë shqiptarët. Kam parë 30 vite deklarata e tyre. Ata kanë bërë njeriun e vitit Adrian Dvoranin, kanë futur Sokol Sadushin dhe gjithë drejtuesit e sigurimit.
Janë votuar 27 vetinguesit që janë llumi i drejtësisë shqiptare dhe janë votuar në presion. Amerikan kërkon stabilitet, unë kërkoj demokraci. Nëse Amerika shkon dhe takon një hajdut në zyrë dhe i kërkon që të luftojë korrupsion, atëherë është e pabesueshme, nëse i kërkon Ben Ahmetajt që të fusë në burg të korruptuarit për mua tallet.
