Baçi: Paradoks që pas 8 vitesh vetëm Berisha non grata, sepse kështu i bie që ke mbajtur 1 krah

Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, Agim Baçi, publicist u shpreh se servilizmi i politikanëve tanë nuk është gjë e mirë.

Ai tha se është një paradoks që pas 8 vitesh është vetëm Berisha, sepse kështu i bie që ke mbajtur 1 krah, duke mos pasur një listë më të gjerë.

Baçi: Ne shyqyr që amerikanët e kemi në krah. Nuk është gjë e mirë që kemi një servilizëm ndaj tyre ama. Kjo është hera e parë që kemi një person non grata, por është paradoks që pas 8 vitesh është vetëm Berisha, sepse kështu i bie që ke mbajtur 1 krah.

Unë shpresoj që ose Berisha ta fitojë gjyqin ose ata të dalin me emra të tjerë. Ne nuk duhet të shpresojmë tek të huajit, por tek ne. Ndërkohë që Rama ka ngulitur në kokë idenë se të vjedhësh vota nuk është problem duke treguar se ai prepotent dhe nuk pyet.