U kap me 268 mijë paund kanabis, dënohet me 2 vite burg shqiptari në Angli: Më kanë kërcënuar
Një shqiptar në Britani është dënuar me dy vite burg, pasi pak kohë më parë, u kap në Angli brenda një ‘shtëpie bari’.
Bëhet fjale për 33-vjeçarin Malbor Luzi, i cili u kap nga autoritetet britanike duke u kujdesur për rritjen dhe kultivimin e bimëve narkotike, brenda një ‘shtëpie bari’ në Angli.
Brenda shtëpisë së barit, policia gjeti dhe sekuestroi 489 bimë narkotik, ku vlera e tyre shkonte deri në 268,950 paund.
Ai u arrestua në flagrancë më 20 tetor të këtij viti në Leeds, ndërkohë para autoriteteve ai ka thënë se është kërcënuar nga persona të tjerë që të kujdesej për bimët.

Shtëpia e barit, ku u arrestua shqiptari ishte e pajisur me mjete të sofistikuara për ngrohje, ndriçim dhe rritje të lëndës narkotike.
Në momentin e arrestimit, shqiptarit iu gjet një celular, para, si dhe një kartë identiteti.