Publikohet spoti për Kuvendin e 11 dhjetorit, Berisha: Me votën tuaj ju firmosni për të ardhmen

Në datën 11 dhjetor do të mbahet Kuvendi i PD-së i thirrur nga lideri historik Sali Berisha. Teksa na ndajnë vetëm 4 ditë nga Kuvendi, "Foltorja" ka publikuar spotin.

Është Floriana Garo, ajo e cila nis mesazhin, duke e cilësuar këtë ditë si rithemelimin e PD.

"11 dhjetori është dita historike e rithemelimit të Partisë Demokratike dhe pluralizmit politik në Shqipëri," shprehet Garo.

Në spot janë përfshirë gjithashtu edhe mesazhet e delegatëve të tjerë.

"Dita që do rikthejë PD-në në shtëpinë e lirisë."

"Dita që do rikthejë vlerat tradicionale konservatore, patriotizmin, liritë e individit dhe dinjitetin njerëzor."

"Dita që do garantojë mendimin ndryshe përmes fraksioneve."

"Dita që do sigurojë vendimmarrjen e anëtarësisë përmes votës së lirë."

Në fund, spoti mbyllet me mesazhin e liderit historik Berisha i cili thotë se në 11 dhjetor me votë do firmoset për të ardhmen.

"Në 11 dhjetor me votën tuaj ju firmosni për të ardhmen tuaj, të fëmijëve tuaj dhe të Shqipërisë. Zoti ju bekoftë!"

Më 18 dhjetor do të mbahet Kuvendi tjetër i thirrur nga kryetari aktual Lulzim Basha.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Sali Berisha (@saliberisha_official)