Ju flet Moska - Pse Banka e Shqipërisë s'publikon vendimin e miratimit për shitjen e Alpha Bank
Pse Banka e Shqipërisë s'publikon vendimin e miratimit për shitjen e Alpha Bank ishte tema e kësaj të marte në “Ju flet Moska” nga Kastriot Myftaraj në RTV Ora.
Myftaraj: Banka qendrore mbikëqyr banket e nivelit të dytë në vendin tonë. Banka e shqiëprisë jo vetëm i licencon këto banka, por edhe miraton shitjen dhe kalimin e aksioneve, duke dhënë miratim.
Në rastin e shitjes së Alpha Bank që i është shitur një banke hungereze. Banka qendrore supozohet që duhet të ketë dhënë miratimin paraprak për këtë vendim dhe jo të vendoset shitje e pastaj të jepet miratimi.
Për derisa që është arritur një marrëveshje, normalisht është dhënë një miratim. Pyetja lind pse Banka e Shqipërisë nuk e publikon këtë miratim.
Arsyeja pse nuk bëhet publike është, madje bën të dyshosh se a është dhënë miratimi, është se Alpha Bank është përmendur në një aferë të pastrimit të parave.
Njoftimi për shitjen e bankës është dhënë ditën e djeshme. Akti i shitjes nuk është kryer, por është arritur një marrëveshje që është detyruese, për të mos e kthyer pa një arsye të fortë.
Mbikëqyrësi financiar në këtë rast për këto banka, hesht dhe nuk ka dhënë njoftim. Në këtë rast vihet në dyshim besueshmëria dhe roli i banës qendrore lidhur me kontrollin e parave.
