Dhuna ndaj grave, Muça: Është rritur numri i referimeve nga grup-moshat e reja, ja çfarë mungon në vendin tonë
Rastet e dhunës fizike por edhe psikologjike kohët e fundit në vendin tonë.
Në lidhje me këtë pedagogia, Arjana Muça, në një intervistë për Ora News, me gazetaren Matilda Mcini, shprehet se mungon informacioni i ndërgjegjësimit sidomos në zonat e thella të vendit tonë, gjë që bën që rastet e dhunës që ndodhin në familje të mos raportohen.
Megjithatë ajo thotë se kohët e fundit dhuna është raportuar kryesisht nga moshat e reja, ndërsa shton se në vendin tonë mungojnë vendet e rehabilitimit të viktimave të dhunës.
Arjana Muça: Vështirësi ka në zonat e thella ku informacioni mbi dhunën është i paarritshëm. Ndërgjegjësimi për dhunën duhet të prek dhe zonën më të thella të Shqipërisë. Dhuna duhet të shikohet si një element i cili ka pasoja, sidomos mbi nga vetë personi që abuzohet, i cili duhet patjetër që ta referoj këtë dhunë. Kemi një rritje të numrit të referime në organet përkatëse që merret me trajtimin e viktimave të dhunës në familjes. Kemi shumë punë për të bërë sepse ne akoma nuk kemi vende ku mund të transferojmë viktimat e dhunës që duhet të rehabilitohen,duhet të largohen nga ambient i dhunës, gjithashtu ndihma ekonomike është e pamjaftueshme, sidomos për viktimat e dhunës në familje. Referimet e dhunës bëhen vetëm nga grup-moshat e reja.
Ndër të tjera ajo thotë se psikologët luajnë një rol të rëndësishëm tek personat që janë të dhunuar.
Arjana Muça: Roli i psikologëve në rastin e viktimave të dhunës është shumë i madh sepse ato kërkojnë një mbështetje psikologjike. Të gjithë si shoqëri duhet ta kuptojmë se ka ardhur moment që të mos e shohim psikologun si dikush që ka të bëjë me mbështetjen e aspekteve kur kemi shqetësime psikologjike, por duhet ta kuptojmë se është e nevojshme për të qenë aty sidomos në rastet e abuzimeve të dhunës psikologjike, fizike.

