Yuri Kim darkon me Shefin e Mbrojtjes: Presim të vijojmë bashkëpunimin e ngushtë krah për krah

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, mbrëmjen e sotme ka darkuar me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë Bajram Begaj.

"E gëzuar të prisja shefin e Mbrojtjes për darkë për ta falenderuar për partneritetin dhe udhëheqjen e tij të fortë në forcimin e marrëdhënieve mes SHBA-së dhe Shqipërisë nga Defender 21 tek rritja e kontributeve për KFOR. Mezi pres të vazhdojmë të bashkëpunojmë ngushtë së bashku #krahperkrah," shkruan ambasadorja Kim në Twitter.