Real Madrid mposht 2-0 Interin dhe kalon si e para në Grup. Shikoni golat

Edhe pse me një paraqitje pozitive, Interi nuk ja del të fitojë në “Bernabeu” ndaj Real Madrid për të kryesuar Grupin D. Sfida përfundoi me rezultatin minimal 1-0 në favor të spanjollëve por duhet thënë se zikaltërit meritonin më shumë në këtë sfidë të interpretuar më mirë prej tyre. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin vendas pas një super goli të Kroos nga jashtë zone teksa nuk munguan emocionet dhe rastet nga të dyja ekipet.

Në fraksionin e dytë Interi u nis të gjente barazimin por Barella ndëshkohet me të kuq në 64’ duke ia lehtësuar fitoren Realit që gjen të dytin me Asensio në 79’.

Në sfidën tjetër Shakhtar barazoi 1-1 Sheriff Tiraspol që shkon në Europa League si e treta  e Grupit.

Në grupin C, tashmë të vendosur dhe ku luhej pa objektiva, Ajaxi konfirmoi ecurinë fantastike me 6 fitore ne po kaq ndeshje teksa shkatërroi Sportingun e vendit të dytë me rezultatin 4-2. Haller, Antony, Neres dhe Berghuis ishin autorët e golave teksa Nuno Santos e Tabasa shënuan për portugezet.

Në sfidën tjetër, Dortmundi mori një fitore për moral ndaj Besiktar me rezultatin e thellë 5-0 në një stadium me numër të kufizuar tifozësh. Haaland i futur në pjesën e dytë arriti të shënonte dy gola për verdhezinjtë për ta mbyllur në mënyrën më të mirë Championsin këtë vit./Ora News/.