Në Kukës e Tropojë ka erë të fortë e reshje shiu me intensitet të lartë: Kujdes në akset nacionale

I gjithë territori i Qarkut Kukës është përfshirë sot (3 dhjetor) nga një situatë moti të pa qëndrueshme, ku në territorin e bashkisë Tropojë është shoqëruar me erë të fortë dhe reshje shiu me intensitet të lartë gjatë natës.

Nga informacionet e marra nga terreni rezulton se: Rrugët nacionale janë të qarkullueshme normalisht. Ka patur rënie inertesh në disa segmente rruge, sidomos në akset rrugore nacionale  Tropojë dhe në aksin Kukës-Ura e Zapodit Shishtavec, por si rezultat i punës së bërë nga kontraktorët që kanë në performancë këto rrugë është bërë e mundur pastrimi i tyre pa penguar qarkullimin.

Nga informacioni marrë nga Përgjegjësit e EC-së së bashkive Kukës, Tropojë dhe Has nuk ka raportime për ndonjë problematikë emergjente.