Delvinë, ishte duke kullotur bagëtitë, 58-vjeçari bie në përrua dhe vdes
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Nëntor 2021, 19:51
Një 58-vjeçar ka gjetur vdekjen mbrëmjen e sotme në një fshat të Delvinës
Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Guvel, fshati Tatzat vendin e quajtur Guvel, fshati Tatzat, duke kullotur bagëtitë e tij, dyshohet se aksidentalisht ka rënë në përrua.
“Më datë 29.11.2021, rreth orës 19:00, në vendin e quajtur Guvel, fshati Tatzat, shtetasi Sh.Q., 58 vjeç, duke kullotur bagëtitë e tij, dyshohet se aksidentalisht ka rënë në përrua dhe për pasojë ka ndërruar jetë.” – bën me dije policia.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
