Atentat ish-kreut të komunës së Velipojës, spitali kërkon gjak të grupit A negativ
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Nëntor 2021, 19:33
Një atentat me silenciator i është bërë mbrëmjen e sotme Pashko Ujkës para shtëpisë së tij në Shkodër.
Plumbi e ka kapur Ujkën në shtyllën kurrizore, ndërsa ai është transportuar menjëherë në spital ku i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë.
Spitali u bëri thirrje personave që kanë gjakun A negativ të dhurojnë gjak për Pashko Ujken, pasi ai kishte humbur shumë gjak.
Ujka ka qenë kryetar i komunës së Velipojës dhe ish-deputet i Kuvendit të Shqipërisë i partisë Demokristiane.
Dyshohet se atentati mund të ketë lidhje me detyrën e tij si kreu i Komunës së Velipojës.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e ngjarjes.

