Bllokohet rruga e Arbrit, qytetarët denoncojnë në Ora News: S’ka borëpastruese, as forca të policisë rrugore
U inaugurua me këngë e vallë mesditën e të hënës, 29 nëntor por u bllokua vetëm pak orë më pas.
Në Rrugën e Arbërit me dhjetëra automjete mbetën të bllokuara si pasojë e reshjeve të dëborës.
Gjendjen kaotike e denoncuan përmes videove të përcjella në redaksinë e Ora Neës qytetarë të shumtë.
Ata thonë se pavarësisht situatës së rrezikshme koncesionari nuk kishte marrë masa për të dërguar borëpastruese edhe pse ishin paralajmëruar reshje dëbore.
Siç tregojnë edhe pamjet disa mjete kanë dalë nga rruga dhe kanë përfunduar jashtë saj.
Rruga e Arbërit u hap pjesërisht këtë të hënë duke shkurtuar distancën mes Tiranës e Dibrës.
Edhe pse punimet nuk kanë përfunduar ende, kryeministri Edi Rama ka inauguruar çeljen e saj së bashku me urimin për ditën e çlirimit dhe të pavarësisë
Ceremoninë kreu i qeverisë e zhvendosi në qafën e murrizit, ku e pritën me tupane dhe veshjet e zonës
Ministrja Belinda Balluku sqaroi se aksi do të jetë i përfunduar në prillin e vitit të ardhshëm.
Belinda Balluku: Kjo është një rrugë që zgjat 69 km nga Tirana në Maqellarë, në kontratën e konçesionit janë 54 km, nga të cilat 48 km i dorëzojmë sot për përdorim. Siç e keni parë edhe gjatë kalimit tuaj pjesën në qafen e Murrizit e kemi zgjidhur me një Baypas 8.8 km provizor, po hapet në formë provizore.
Në vitin 2013 ish kryeministri Berisha deklaroi se kishte përfunduar ndërtimi i 32 kilometër të rrugës së arbrit. Pas rotacionit të qeverisë aksi u dha me koncesion prej 13 vitesh, ku investimi shkon në rreth 300 milionë euro.
