Vritet me armë zjarri në Shkodër ish-kryetari i komunës Velipojë

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur ndryshe si “Instituti” pranë kishës Ortodokse, ku është qëlluar Pashko Ujka, ish-kryetar i komunës Velipojë.

Mësohet se Ujkën plumbi e ka prekur në shtyllen kurrizore dhe iu nënshtruar një operacioni, por nuk mundi tu mbijetojë plagëve të marra. 

"Rreth orës 18:15, në lagjen “Vasil Shanto” Shkodër, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi P. U., 64 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit." - bën me dije policia. 

Policia ka rrethuar zonën në afërsi të Kishës Ortodokse Shkodër ku ka ndodhur ngjarja

Pritet që kamerat e sigurisë të subjekteve përreth t’i vijnë në ndihmë policisë.

Akoma nuk dihen rrethanat, ndërkohë, policia ka shkuar vendngjarje.