Video/ Me këngë tradicionale e valle, afganët festojnë bashkë me shqiptarët festat e Nëntorit
Me valle dhe muzikë tradicionale e kanë festuar afganët që janë strehuar në vendin tonë, Ditën e Flamurit dhe Ditën e Çlirimit të Shqipërisë, 28-29 Nëntorin.
Në një video të postuar në Twitter, njëri prej tyre vlerëson mikpritjen e shqiptarëve.
"Mbledhja e madhe e refugjatëve afganë në Shqipëri për të festuar festën kombëtare me miqtë tanë shqiptarë. I vlerësojmë shumë që na pritën prej 3 muajsh," shkruan Miraqa Popal, ndërsa ka ndarë në Twitter video ku afganët shihen duke kërcyer.
Afganët janë strehuar në Shqipëri prej 3 muaj, kur talibanët morën pushtetin në Afganistan, ndërsa qëndrimi i tyre do të jetë i përkohshëm derisa të marrin vizën për në Amerikë.
Huge gathering of Afghan refugees in Albania to celebrate the national day of ???????? with our Albanian friends.
— Miraqa Popal ???? (@MiraqaPopal) November 29, 2021
We really appreciate their for hosting us since 3 months. pic.twitter.com/uqcgUA4m7Q
