Vetëtima e bubullima, Durrësi përfshihet nga erëra të forta e rrebeshe shiu
Nga Mark Brunga Përditësimi i fundit 29 Nëntor 2021, 17:20
Qyteti i Durrësit si pasojë e motit të keq në vend është përfshirë nga erëra të fuqishme të shoqëruara me rrebesh shirash.
Reshjet intensive kanë filluar te krijojnë probleme në qarkullim në rajonin e lagjes nr 17 dhe afër Stadiumit.
Po ashtu shirat që rrëshqasin nga kodrat e qytetit kanë filluar të vështirësojnë rrugën në afërsi të zonës së Stadiumit dhe shkollës Sportive.
Shirat janë shoqëruar me vetëtima dhe bubullima.
