Makina përplas 21-vjeçaren në Tiranë

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme, 29 nëntor në Tiranë.

Policia bën me dije se në vendin e quajtur "Ura e Beshirit", mjeti me drejtues shtetasin D. K., ka aksidentuar shtetasen këmbësore E. K., 21 vjeçe.

21-vjeçarja është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.