Fier/ iIshte zhdukur që në 28 tetor, 70 vjeçari gendet i pajetë dhe i dekompozuar në një kanal, vuante nga skleroza
Në fshatin Mujalli të Fierit, në një kanal me ujë është gjetur i mbytur dhe i dekompozuar një person
Policia bën me dije se se viktima është shtetasi S. P., 70 vjeç, banues në lagjen "15 Tetori" Fier.
Burime për Ora News, bëjnë me dije se trupi i pajetë është gjetur nga banorët e zonës, ndërkohë dyshihet se ai mund të jetë shqyer edhe nga kafshët.
Mësohet se djali i tij kishte bërë kallëzim në polici se i ati i cili vuante nga skleroza ishte larguar nga banesa që prej datës 28 tetor dhe nuk ishte kthyer më.
“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e sotme, u bë identifikimi i shtetasit i cili u gjet i dekompozuar në një kanal në fshatin Mujalli, shtetasi S. P., 70 vjeç, banues në lagjen "15 Tetori" Fier, për të cilin djali i tij ka bërë kallëzim në Polici në datë 28.10.2021 se i ati (i cili vuan nga sëmundja e sklerozës) është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më.”- bën me dije policia.
Gjatë kqyrjes paraprake nga eksperti mjeko-ligjor, në trupin e shtetasit S. P. nuk janë konstatuar shenja dhune.
Materialet do i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, për vlerësim.
