Iu bë atentat me silenciator, Ujka ish-kryetar komune dhe ish-deputet i PDK-së

Ish-kryetarit të komunës së Velipojës i është bërë një atentat mbrëmjen e sotme (29 Nentor 2021) pranë kishës Ortodokse në Shkodër.

Dyshohet se qëllimi ka qenë eliminimi i Ujkës, pasi atij i është bërë pritë me një armë me silenciator pranë shtëpisë së tij.

Ai ka ndërruar jetë në spital pas plagës së marrë në shtyllën kurrizore, pasi kishte humbur një sasi të madhe gjaku. 

Kanë qenë persona ende të paidentifikuar e kanë qëlluar teksa ka qenë afer shtëpise.

Ende nuk dihet shkaqet e kësaj ngjarje, ndërsa dyshohet se mund të ketë lidhje me periudhën kur ai ka qenë kryetar komune.

Ujka ka shërbyer nga viti 2011 deri në 2015 si kryetar komune në Velipojë që sot është njësi administrative me reformën e re territorial. Ujka është plagosur edhe 2 herë të tjera me dy tentativa.

Pashko Ujka ka qenë edhe deputet i Kuvendit të Shqipërisë si kryetari i grupit parlamentar demokristian, partisë së Nard Ndokës.