Mërtiri: Glorifikohet Enver Hoxha, politika e sotme trashëgon privilegjet e atij sistemi, relativizohet e shkuara
Në një intervistë për RTV Ora, sociologu Ergys Mërtiri u shpreh se Debatet politike të përditshme triumfojnë mbi historinë.
Sipas tij, glorifikohet Enver Hoxha si figurë dhe shoqëria nuk ka dënuar krimet e komunizmit dhe nuk ka bërë zbardhjen e këtyre krimeve.
Mërtiri: Debatet politike të përditshme triumfojnë mbi historinë. Kështu historia kthehet në një shantazh kundrejt tjetrit. Data e çlirimit përdoret më shumë për politikë ditë nga një pjesë e së majtës për një histori të lavdishme për 50 vite komuniste, kur ka qenë një sistemi terrori, duke gjetur një të largët historike për të legjitimuar veten.
Fakti që ne si shoqëri nuk kemi dënuar krimet e komunizmit dhe nuk kemi bërë zbardhjen e këtyre krimeve, nuk kemi hapur dosje lidhur me atë regjim, besoj se njerëz që kanë qenë përgjegjës aso kohe, e përdorin luftën nacional çlirimtare. Glorifikohet Enver Hoxha nga shumë njerëz, duke thënë se ka pasur merita për luftën. Kështu mohohet gjykimi moral mbi një figurë historike që vret dhe varfëron popullin e vet, sado që mund të ketë bërë, nuk mund të merret në të tillë formë. Mungesa e vullnetit për t’i thënë krimit krim është një relativizëm i së kaluarës.
Mërtiri shton se ajo politikë e dikurshme vazhdon dhe trashëgohet sot së bashku me privilegjet e saj, prandaj mundohen që ta zbusin këtë qasje
Mërtiri: Ajo politikë e dikurshme vazhdon dhe trashëgohet sot së bashku me privilegjet e saj, prandaj mundohen që ta zbusin këtë qasje. Një nga format që mundohej të legjitimonte Enver Hoxha figurën e tij ishte duke demonizuar figurën e Zogut. Për t’i dhënë vetes një relativitet, regjimi fabrikonte errësirën e periudhën e Zogut. Kur historia përdoret për të legjitimuar pushtetin aktual, ajo nuk ëhstë më histori dhe sjell përsëritjen e së shkuarës.

