Besart Celina shënon kryeveprën e javës, shikoni supergolin në Angli

 

Në League One në Angli, Bersant Celina bëhet kandidat për golin më të bukur të javës e jo vetëm sepse lojtari dardan ka nxjerrë nga repertori një perlë.

Në ndeshjen e Ipswich në shtëpi, vendasit morën një fitore të vështirë pikërisht falë golit të Celinës që vulosi suksesi ndaj Crewe me një gol alla Messi.

Për 25-vjeçarin që është pjesë e rregullt e përfaqësueses dardane ishte goli i 3 në 14 ndeshje por sigurisht që ishte më i bukuri i sezonit për të./Ora News/.