Zbardhen akuzat ndaj hetimit të Juventusit, të dyshimta edhe transfertat e 2 futbollistëve shqiptarë
RTV Ora e Ora News zbardh urdhrin e Prokurorisë Italiane për të kryer kontroll ekonomiko-financiar në zyrat e selisë qendrore të klubit sportiv të futbollit italian Juventus.
Sipas dokumentit të siguruar nga redaksia e televizionit Ora e Ora Neës, me urdhër të Prokurorisë Italiane pranë Gjykatës së Torinos, Guardia di Finanza është autorizuar që prej pasdites së 26 nëntorit të kryej kontrolle në selinë e kompanisë Juventus Football Club S.p.a.
Ata janë deleguar të gjejnë dokumente e elementë të tjerë të nevojshëm lidhur me bilancet e kompanisë gjatë viteve 2019 -2021 me hipotezën e krimit të komunikimeve të rreme të kuotave të kompanisë e fatura për transaksione jo ekzistuese në lidhje me drejtuesit më të lartë të biznesit, financës e menaxhimit sportiv të këtij klubi.
Po hetohen disa operacione transferimit lojtarësh profesionistë si dhe aktiviteti i disa agjentëve sportivë të përfshirë në ndërmjetësimin e tyre
Ndaj klubit të Juventusit hipotezohet dhe përgjegjësia administrative e krimit kur një person juridik nxjerr përfitime nga veprime specifike të paligjshme.
Hetimet e këtij operacioni janë koduar nën emrin "Prisma" e kanë nisur në maj të 2021, drejtuar nga një ekip magjistratësh të Grupit hetimor ekonomik e prokurorë.
Për të mos influencuar në tregun financiar e bursën ku është kuotuar klubi i Juventusit, Guardia di Financa e Torinos ka kryer ekzekutimin e këtij operacioni kontrolli në ditën e mbylljes së kontratave javore të Bursës Italiane.
Sipas mediave italiane në regjistrin e personave të hetuar në dosjen "Prisma" janë vënë Presidentin i klubit Agnelli, nën presidenti Nedved e ish drejtori sportiv Paratici si dhe Shefi i Corporate & Financial Officer Stefano Cerrato, ish Shefi i Corporate & Financial Officer, Stefano Bertola e ish drejtuesi financiar Marco Re.
Po nga burime mediatike thuhet se në veçanti po hetohet transferimi i futbollistëve Pjanic e shkëmbimi i tij me Arthur, e 42 operacione të tjera të dyshimta mes të cilëve janë dhe dy futbollistë me shtetësi shqiptare Giacomo Vrioni e kosovari Albian Hajdari.
Sipas mediave sportive italiane Giacomo Vrioni është blerë nga Sampdoria tek Juventusi për 3.88 milionë euro e është huazuar më pas tek ËSG Tirol.
Ndërsa Albian Hajdari është transferuar nga Basilea tek Juventusi për 5.8 milionë euro e është pjesë e ekipit të të rinjve bardhë e zi.
![]()
