Video/ Arsenali i rikthehet fitores, shikoni golat e fitores me Newcastle
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Nëntor 2021, 16:35
Pas humbjes me Liverpool që mund të qëndrojë ndaj një rivali të forte, Arsenali ka rinisur rrugëtimin drejt Europës.
Topçinjtë që duke hequr atë disfatë në “Anfield Road”, kishin një ecuri shumë të mire në Premier League, u rithyen te fitorja pasi mundën 2-0 Newcastle.
Duhet thënë që miqtë po vuajnë një krizë të thellë edhe pas ardhjes së trajnerit të ri teksa dominimi vendas ishte i dukshëm.
Edhe pse nuk e gjetën në pjesën e pare rrjetën, skuadra e Arteta shënoi menjëherë në të dytën me Saka në 56’ e menjëherë në 66’ dyfishuan me brazilianin Martinelli.
Për Newcastle disa tentative por asgjë më tepër dhe tani janë të fundit dhe për manjatët arabë, në Janar duhet me patjetër të blejnë lojtarë./Ora News/.
