Tjetër hap fals për Tiranën, Skënderbeu i merr barazimin në Korçë

Skënderbeu po kalon një moment mjaft të mire në Superiore teksa arriti t’i marrë një barazim Tiranës duke ndalur sërish bardheblutë.

Këta të fundit vinin pas humbjes me Kukësin dhe tani sërish “frenohen” duke mos shkuar më shumë se një barazim pa gola.

 

Seferi i afrohet shumë golit në pjesën e parë teksa loja në përgjithësi ishte shumë e luftuar dhe fizike.

Në 40’, ndeshja ndërpritet disa minuta pas tifozët korçarë hedhin tymuese në fushë ndërsa në pjesën e dytë sërish ekipet tregojnë një lojë fizike dhe shumë të ekuilibruar.

Në minutat e fundit është Tirana që provon me Limaj dhe Totre por në fund skuadrat duhet të kënaqen me barazim pa gola.

Ky rezultat mund t’i jape mundësi Kukësit të ngushtojë edhe më tepër diferencën pasi tani Tirana është 4 pikë larg ekipit të Longos teksa Skënderbeu merr një pike për mbijetesën./Ora News/.