Kukësi hakmerret me Egnatian dhe i afrohet Tiranës. Fiton edhe Dinamo
Java e 10-të e Superiores mbyllet me dy fitore të rëndësishme për Kukësin dhe Dinamon.
Verilindorët ishin të impenjuar ndaj Egnatias, me ndeshjen e luajtur në Laç dhe me shumë bindje arritën të merrnin një fitore 2-0, një hakmarrje pas eliminimit në Kupë nga rrogozhinasit.
Skuadra e Longos iu afrua shumë golit me Milonoviç në pjesën e pare dhe nuk ia doli ndërsa në të dytën ishte i përhershmi Basa, kroati që nderoi Kukësin duke realizuar golin e pare. Deri në minutat e fundit ndeshja bëhet e hapur dhe verilindorët gjejnë edhe golin e dytë me Milunoviç.
Ndërkohë në “Elbasan Arena” u luajt sfida tjetër që mbyll javën e 10-të teksa Dinamo arriti të imponohej 1-0 ndaj Kastriotit duke rigjetur suksesin aq shumë të pritur nga tifozët.
Pjesa e pare ishte shumë e ekuilibruar dhe me pak raste për të dyja skuadrat që e luajtën me shumë kujdes sfidën teksa e dyta nisi më me shumë emocion por gjithsesi sfidën e vendosi kapiteni Agim Ibraimi i cili me një goditje dënimi perfekte shënoi dhe i dha fitoren Dinamos.
Për t’u veçuar në fund njepenallti e dhënë për Kastriotin që më pas u korrigjua nga VAR që shpëtoi kështu fitoren e Dinamos./Ora News/.
