Video/ Bayerni merr 3 pikë të vuajtura, bavarezët i përgjigjen Dortmundit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Nëntor 2021, 20:42
Gara për titull në Bundesliga po bëhet e ethshme. Bayern Munchen dhe Borussia Dortmund po projektohen drejt një dueli të madh teksa këto dy skuadra tashmë do të ndeshen pas pak ditësh në mesjavë.
Gjithsesi pas suksesit të Haaland me shokë, erdhi edhe përgjigja e Bayernit që mes shumë vështirësive, mungesave, covidit arriti të merrte 3 pikë me vuajtje në “Allianz Arena”.
Në ndeshjen me Arminia Bielefeld, nuk pati goleadë dhe as Lewandowski nuk e gjeti rrjetën por ishte Sane shpëtimtari që shënoi në 71’ për t’i dhënë 3 pikë bavarezëve.
Me këtë fitore, skuadra e Nagelsmann rikthehet në krye me vetëm një pike më shumë se Dortmundi dhe më 4 dhjetor në “Signal Iduna Park” dy titanët do të përballen për kreun./Ora News/.
