Video/ Nedim Bajrami ndryshon lojën, Empoli përmbys Fiorentinën në derbi
Seria A dhuroi spektakël në mesditë. Me dy ndeshjet e luajtura u shënuan 7 gola teksa Empoli pati një përmbysje spektakolare ndaj Fiorentinës ndërsa Sampdoria mundi po me përmbysje Veronën.
Empoli me shquiptarët në stol, vuajti shumë ndaj Fiorentinës në shtëpi ne derbi me miqte që arriten të shënonin me të përhershmin Dusan Vlahoviç në 58’ dhe në një situate të tillë trajneri Andreazzoli vendosi të fuste Nedim Bajramin ndërsa Ismajli mbeti në stol.
Me insistimin e madh, Empoli arrin të barazojë në 87’ me Bandinellin dhe 2 minuta më pas çon stadiumin në ekstazë kur Pinamonti shënon edhe golin e përmbyjes.
Ndërkohë e njëjta situate edhe te sfida tjetër ku Sampdoria nga disavantazhi 0-1 pas pjesës së parë arriti të shënonte tre herë me Candrevan, Ekdan dhe Murru./Ora News/.
