Ora News mëson trajnerin e ri të Teutës, klubi i beson pankinën....

Renato Arapi është trajneri i ri i Teutës. Klubi durrsak ka vendosur tia besoj timonin ish-kapitenit, pas largimit te Edi Martinit. Arapi e njeh mjaft mire ambientin, pasi ne ketë sezon ka mbajtur postin e drejtorit sportiv.

Renato Arapi është trajneri i ri i Teutës. Drejtuesit nuk humbasin kohe dhe gjejnë menjëherë zëvendësuesin e Edi Martinit, i cili dha dorëheqjen pas humbjes me Partizanin.

Ora News mëson ekskluzivisht se Klubi dhe Ish-kapiteni, kane gjetur marrëveshjen dhe ne seancën stërvitores te ditës se hënë Arapi do te prezantohet përpara ekipit.

Ish-mbrojtësi, do te debutoj ne stol ne ndeshjen kundër vilanisë, për llogari te javës se 11 te abisnet superiore.

Arapi nuk është i pajisur me UEFA pro, licence qe kërkohet nga FSHF për te drejtuar ne abissnet superiore, por klubi ka menduar qe te regjistroj si trajner te pare zv. trajnerin Bledar Hodo, ose trajnerin e ekipeve te moshave Shpëtim Kuçi, si ne rastin kur trajner ishte Bledi Shkembi.

Pas ndryshimeve ne pankine, Trajner i portierëve do te vazhdoj te jete Bledjan Rizvani, ndërsa ne pikëpyetje është nëse do te vazhdoj apo jo përgatitësi atletike Eduard Salillari, i cili ishte krahu i djathte i Martinit.

Drejtuesit kane menduar tia besojnë ekipin Arapit, pasi ish-kapiteni e njeh mjaft mire ambientin. Presidenti Hasanbelliu, gjithmonë iu ka dhënë besim trajnerëve te rinjtë, por tani Arapin  e pret nje detyre e vështirë përpara.

Pasi arriti objektivin qe i kishte vendosur vetes, titullin kampion me Teutën ne sezonin 2020-2021, Arapi vendosi ti thotë mjaft futbollit te luajtur duke varur këpucët ne gozhde pas një karriere te suksesshme.

Megjithatë ai qëndroi pranë klubit, duke mbajtur rolin e drejtorit sportiv.