Sassuolo bëhet “makthi” i Milanit, mposht 3-1 kuqezinjtë. Shikoni golat
Milani dhe Sassuolo janë dy ekipe që mund të thuhet se gjithmonë surprizojnë njëra tjetrën. Më shumë këta të fundit sepse në përballjet e fundit ka shkaktuar probleme për kuqezinjtë siç ndodhi sot në “San Siro”.
Kur pritej reagimi i Milanit në kampionat pas fitores në Champions, skuadra e Piolit pëson një humbje të shëmtuar 3-1 përballë Sassuolos që arriti të përmbyste madje avantazhin në 21’ të Romagnolit.
Ishte Scamacca që barazoi në 24’ dhe në 33’ Kjaer i pafatë bën autogol duke shtangur tifozët në stadium.
Në pjesën e dytë Sassuolo u tregua shumë e rrezikshme dhe ndryshe nga Milani shfrytëzoi në 66’ një rast me Berardin që vulos dhe fitoren 3-1 ndërsa Romagnoli del dhe me të kuq në 76’ për të mbyllur një mbrëmje shumë negative për të dhe ekipin./Ora News/.
