Man. City perfekt edhe ndaj West Ham. Leicester fiton me goleadë. Shikoni golat

Në Premier League, Man. City nuk heq dorë ashtu si Liverpool në garën për titull dhe po tregon një formë fantastike. Skuadra e Guardiolës nuk pati ndonjë rival të lehtë por West Ham që është mes 4 më të mirëve dhe hasi vështirësi per të fituar.

Me pjesën e parë të dominuar me lojë, Citizens arritën në 34’ me Gundogan të shënonin golin e avantazhit teksa pjesa tjetër e lojës ishte gjithmonë në pikëpyetje nga rezultati.

Vetëm në 90’, Fernandinho vulos suksesin teksa në 94’ West Ham shënon edhe golin e flamurit.

Në dy ndeshjet e tjera, Leicester largoi formën negative teksa mundi me rezultatin e thellë 4-2 Watfordin e Ranierit ndërkohë që Evertoni i Benitez është në krizë të thellë pasi Brentford e mundi 1-0./Ora News/.