“Bisha” Haaland rikthehet me gol, Dortmundi në krye presion Bayernit (Video)
Nuk ka lajm më të mirë për Dortmundin se rikthimi i Erling Haaland. Mëkat për mungesën e tij në Champions por tani verdhezinjtë mund të bëjnë atë që duhet bërë për të luftuar për titullin në Bundesliga.
Skuadra e Rose ishte impenjuar në transfertën me Wolfgsburg të cilën arritën ta kalonin me sukses me një fitore të rëndësishme 3-1. Të parët ishin vendasit që kaluan në avantazh me Weghorst në 2’ por Dortmundi gjeti forcën dhe në 35’ Emre Can vendosi barazpeshën.
Në 55’ Malen i dha avantazhin miqve e më pas në fushë u rikthye edhe monstra i golave, Erling Haaland i cili prej javësh ishte i dëmtuar. Nuk mund të mos shënonte norvegjezi i cili i vuri kapak fitores me golin e tretë.
Me këtë fitore, Dortmundi merr kryesimin momental duke vënë në presion rivalët e Bayern Munchen.
Në sfidat e tjera, Kolni mposhti 4-1 M’Gladbach ndërsa Hoffenheim luajti tenis 6-3 në fushën e Further. Hertha barazoi 1-1 me Augsburg dhe Bochum ndali 2-1 Freiburgun në shtëpi./Ora News/.
