Video/ E para si titullar për Ramos, PSG mposht me përmbysje St. Etienne
Në Ligue 1, Paris Saint Germain po bën një kampionat më vete. Skuadra e Pochettinos nuk ka rivalë në kampionat teksa arriti fitoren e katërt radhazi duke mundur në mesditë St. Etienne në transfertë.
Ishte një ndeshje e veçantë për Sergio Ramos i cili tashmë mund të quhet efektivisht një lojtar parizien pasi luajti ndeshjen e parë si titullar me fanellën e ekipit të ri.
Në një dyshe të frikshme me Marquinhos, ky i fundit bëri kapitenin liderin dhe goleadorin pasi braziliani shënoi 2 herë në suksesin 3-1 në fushën e St. Etienne.
Fillimisht vendasit kaluan në avantazh me Bouanga në 23’ por dalja me të kuq e Kolodjieczak prishi planet e St. Etienne që u barazua menjëherë nga Marquinhos në shtesën e pjesës së pare e më pas fraksioni i dytë ishte një stërvitje. Di Maria realizoi në 79’ dhe në fund Marquinhos bëri dopietë me kokë./Ora News/.
