Video/ Broja titullar por Liverpooli nuk ndalet dot. “Poker” ndaj Southampton
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Nëntor 2021, 18:01
Armando Broja u rikthye titullar në Premier League. Sulmuesi kuqezi e nisi nga fillimi sfidën ndaj Liverpool në “Anfield Road” por të kuqtë janë të papërmbajtshëm duke arritur suksesin e dytë radhazi.
Diogo Jota ishte protagonist me dy gola të shpejtë në pjesën e parë ndërsa Broja bëri paraqitje të mire ku në një moment pothuajse jep një asist nga e djathta e në një moment tjetër provon me gjuajtje jashtë zone.
Gjithsesi Alcantara shënon të tretin në 37’ dhe Van Dijk realizoi pokerin në fitoren 4-0 që e afron ekipin e Klopp më pranë kreut që mbahet nga Chelsea.
Në ndeshjet e tjera Aston Villa me Gerard në stol arriti suksesin e dytë radhazi duke mundur 2-1 Crystal Palace në transfertë ndërsa Norwich barazoi pa gola me Wolves./Ora News/.
