Video/ Kukësi ndryshon emrin e stadiumit të ri. Ja emërtimet e tribunave

Është çështje ditësh që Kukësi të zhvendoset në impiantin e ri, modern që me rikonstruksionin e kryer do të jetë gati edhe për ndeshje të Champions League.

Ndërkohë, klubi verilindor bëri të ditur sot se ka vendosur një emër tê ri për stadiumin që do të quhet tashmë "Kukës Arena", teksa Zeqir Ymeri do të mbajë emrin njëra prej tribunave kryesore.
"Stadiumi i ri i cili pas pak kohësh do të presë më në fund skuadrën, do të mbajë emrin "Kukës Arena". Investimi i bërë në stadium, e ka kthyer në një impiant modern i cili do të jetë edhe i gatshëm të presë ndeshjet e skuadrës sonë në Kupat e Europës, teksa ndeshjet mund të luhen edhe gjatë natës pasi stadiumi ka sistem ndriçimi.

Stadiumi "Kukës Arena" do të ketë emërtim të veçantë për secilën tribunë. Tribuna qendrore do të ndahet në dy pjesë dhe do të emërtohen

Tribuna "Zeqir Ymeri"
Tribuna "Gramoz Palushi"

Tribunat pas porte do të quhen:

Tribuna "Neim Hoxha"
Tribuna "Sadik Zeneli"

Tribuna përballë do të quhet

Tribuna "Shkëlzen Domi"

 Punimet në fushën stërvitore po ecin me ritme të shpejta dhe në kujtim të futbollistit 17-vjeçar, i cili ndërroi jetë gjatë një ndeshje miqësore me të rinjtë e Kukësit, ky kompleks do të quhet "Kompleksi Stërvitore Ilirjan Thaçi".