Akuzat për llogaritë të bllokuara, FSHF hedh dritë mbi transaksionet
Federata Shqiptare e Futbollit ka reaguar sërish pas zhurmës dhe akuzave në media se llogaritë e saj janë të bllokuara apo se ka bërë derdhje në llogari të tjera duke shkelur ligjet e transferimit të fondeve të UEFA-s te klubet shqiptare.
Në një reagim tjetër të bërë publik sot, FSHF ka zbuluar transfertat e parave në llogaritë e Tiranës duke hedhur dritë mbi këto transaksione.
Më poshtë edhe reagimi i plotë nga FSHF bashkë me dokumentet përkatëse.
"Federata Shqiptare e Futbollit, e akuzuar prej ditësh se ka bërë bërë pagesa anti-ligjore dhe jo në llogaritë zyrtare të KF Tirana, dëshiron të informojë opinionin publik dhe anëtarët e saj se këto akuza rrëzohen nga dokumentat e mëposhtme.
Transaksionet e parave të mbërritura nga UEFA për klubin KF Tirana në 6 tetor 2020, janë kaluar në llogaritë zyrtare të klubit në ABI Bank dhe Union Bank, llogari të cilat dhe aktualisht që po ju dërgojmë këtë komunikim publik, janë të lira dhe kanë kryer pagesa.
FSHF ka qenë dhe mbetet e hapur për të bërë transparencë për çdo pretendim të individëve, mediave dhe anëtarëve të saj.



