Mashtrime me bilancet. Çfarë rrezikojnë drejtuesit e Juventusit nga hetimi i Guardia di Finanza

Juventusi është në telashe të mëdha, ndoshta edhe jo, rëndomë siç ndodhë me klubet e mëdha. Por zyrtarisht, bardhezinjtë janë nën hetim nga Guardia Di Finanza të cilët kanë bastisur selinë e klubit torinez duke sekuestruar dokumentet e shitblerjeve të lojtarëve për 3 sezonet e fundit.

Arsyeja e hetimit është e qartë, dyshohet se Juventusi ka mashtruar me bilancet e merkatos së lojtarëve me qëlim për të mbyllur ose mbuluar humbjet që ka patur në vitet e fundit. Shembulli më flagrant është rasti Pjaniç i cili u shit me një çmim të fryrë 60 mln Euro te Barcelona teksa për të barazuar shumën që katalanasit shpenzuan, bardhezinjtë blenë Arthur për 72 mln Euro në një situate shumë të vështirë financiare. Gjithashtu edhe shkëmbimi Cancelo-Danilo me Man. City është nën hetim bashkë me blerjen e disa të rinjve, vlera e të cilëve dyshohet të jetë fryrë artificialisht për të sistemuar bilancet.

Nën hetim janë të gjithe drejtuesit e Juventusit, që nga ish Dr. Sportiv, Paratici e deri te zv/presidenti Nedved me presidentin Agnelli.

Lind pyetja, por çfarë rrezikojnë me këtë hetim? E para është çështje imazhi dhe jo më kot çmimi i aksioneve të Juves në bursë ra në mënyrë drastike duke shkaktuar një humbje 60 mln Euro.

E dyta, dënimi në raste të tilla është thjesht një gjobë ose një penalizim për drejtuesit dhe vetëm në rast se zbulohet që manovra të tilla janë bërë për të sistemuar bilancin që te regjistrohet në kampionat, atëherë telashet do të jenë të mëdha. Gjithsesi për këtë të fundit duhet fundi i hetimeve dhe nuk pritet ndonjë furtunë e madhe duke pare edhe rastin me Luis Suarez ku sulmuesi erdhi dhe dha një provim të gatshëm për shtetësinë e askush nga drejtuesit nuk u penalizua edhe pse doli emri i Paratiçit në përgjime./Ora News/.