Shoferi i ambulancës së Krujës në gjendje të rëndë, drejtuesi i mjetit tjetër nën efektin e alkoolit
Vijon të paraqitet e rëndë gjendja shëndetësore e Ilir Shullazit, shoferit të ambulancës së spitalit të Krujës që u përfshi në një aksident rrugor pak para mesnate me një tjetër mjet.
Ai po mbahet nën monitorim nga mjekët e Traumës. Atij i është marrë kampion gjaku për verifikimin për alkool.
Drejtuesi i mjetit tjetër shtetasi Antigon Abazi ka rezultuar nën efektin e alkoolit, sipas matjes me drager hera e parë në masën 0.28 dhe e dyta 0.27 g/l, në kushtet për ndëshkim me masë administrative jo për arrest.
Dyshohet se ambulanca ka bërë një parakalim të gabuar ndaj drejtuesi i ambulancës do të ndiqet në gjendje arresti.
Ka qenë ora 23.30, kur shtetasi Ilir Shullazi duke drejtuar automjetin e markes "Benz auotoambulancë" ka bërë parakalim të gabuar dhe është përplasur me automjetin Ëolsëagen me targe AB827AS, që drejtohej nga shtetasi Antigon Abazi, banues ne Fushë Krujë.
Mjeti qarkullonte nga mbikalimi i Kasharit për në drejtim të aeroportit. Nga përplasja ambulanca është batuar në rrugë.
Si pasoje e aksidentit ka gjetur vdekjen brenda në ambulance shtetasja Anila Berdaku rreth 42 vjeç, e cila ishte nisur nga Fushë Kruja për në Tiranë pasi kishte pasur probleme me frymëmarrjen sipas informacionit nga një i afërm i saj.
Nga aksidenti ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i ambulancës Ilir Shullazi, ndaj cilit është marrë kampion gjaku për verifikimin për alkool.
Të plagosur mbetën dhe infermieri i ambulancës Arjan Balluku dhe pasgjerja e ambulancës Marsida Berdaku, jashtë rrezikut për jetën.
