I bashkoi vetëm protokolli shtetëror, Rama në ceremoninë për aeroportin, Meta foto me qytetarët në shesh
Ilir Metën dhe Edi Ramën i bashkoi vetëm protokolli shtetwror i festimeve të ditës së Pavarësisë në Vlorë.
Pas ceremonisë së ngritjes së flamurit dhe vendosjes së kurorave me lule tek varri i Ismail Qemalit secili u nda sipas axhendave të tij.
Kryeministri Rama me Ministrja, deputetë dhe përfaqësues të tjerë të PS inaguroi hapjen e kantierit të punimeve për aeroportin e Vlorës, që do të ndërtohet nga Behgjet Pacolli.
Këtë moment Meta e shfrytëzoi për foto me qytetarët në shesh.
Për mediat ai pati këtë koment për këtë investim.
"Besoj se Vlora do të jetë në krye të bashkimit në të gjitha kohët siç ka qenë gjithmonë dhe të patriotizmit për të mirën e Shqipërisë".
Gazetari i Ora News Edi Ruçi raporton se Meta gjatë gjithë kohës ka qenë krah deputetit demokrat Bujar Lesaj dhe përfaqësuesve të opozitës.

