Aeroportin e Vlorës do ta menaxhojë aeroporti i Mynihut, Rama: Garantohet funksionimi

Në ceremoninë e nisjes së punimeve për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës, kryeministri Edi Rama tha se lajmi i madh është marrëveshja me aeroportin e Mynihut.

Rama: Mbi këtë gjurmë të aerodromit të vjetër në sot fillojmë një histori të re së bashku me një mik të mirë, një më të shquarit e sipërmarrjes sonë kombëtare, Behgjet Pacolli.Ne nuk reshtëm së bëri përpjekjet deri sa gjërat erdhën aty ku duhet. Dhe më në fund u gjet forca e duhur përt ta ccuar përpara këtë projekt. Sot ne jemi këtu jo vetëm me konsorciumin por edhe më një aleancë të aeroportit të Mynihut, që është një nga më të fuqishmit të transportit ajror në botë.  Kanë nisur ta monitorojnë projektin që në fillim dhe janë të gatshëm ta marrin aeroportin e Vlorës që në momentin e parë kur do të jetë gati për fluturimet. Kjo aleanca me aeroportin e Mynihut garanton menaxhim të nivelit më të lartë por edhe sinergjinë me aeroporte të tjera.

Kryeministri Rama shpjegoi edhe peripecitë e hasura gjatë rrugës për këtë projekt si dhe padurimin e vlonjatëve për këtë vepër.

Rama: Vlora ka historinë e saj për transportin ajror, këtu ku ndodhemi është ndërtuar dhe aerodromi që në 1920, i cili përdorej për arsye ushtarake. Në këto gjurmë ne sot fillojmë një histori të re, me një mik të mirë, me një njeri më të shquar të sipërmarrjes sonë. Personalitet që me veprat e tij e ka cuar emrin në shumë vende të botës, çmohet prej shumë njerëzve për veprat që ka bërë. Kam nderin ta konsideroj mikun tim, bacën Behghet, për përshirjen në këtë aventurë të përbashkët. Për të ardhur deri këtu ka qenë më e vështira, për dreq duhej bërë në Vlorë, mu desh të përballoja të gjithë padurimin e vlonjatëve që dihet se janë kampionët e padurimit në të gjithë universin shqiptar.