Presidenti mesazh bashkimi nga Vlora: 28 Nëntori, reflektim që Shqipëria të jetë vërtet Zonjë në BE

Presidenti Ilir Meta ka përçuar mesazhe bashkimi nga Vlora e Pavarësisë për festën e Flamurit.

Ai tha se kjo datë e rëndësishme për kombin është një moment për të reflektuar që Shqipëria të jetë një Zonjë e vërtet dhe të ketë vendin që meriton prej kohësh në BE.

Pyetje: Nuk do ta lëmë në heshtje apo jo?

Presidenti Meta: Si mund të lëmë në heshtje, festën më të rëndësishme të kombit tonë, Ditën e Flamurit, Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, por edhe ditën e ditëlindjes së Adem Jasharit...

Pyetje: Megjithatë, politika përsëri është e përçarë!

Presidenti Meta: Sot kemi vetëm mesazhe bashkimi, kudo për të gjithë shqiptarët sepse ky është flamuri i të gjithë shqiptarëve. Është flamuri i Ismail Qemalit, po është edhe flamuri i Isa Boletinit. Është një frymëzim për t’u bashkuar dhe për të reflektuar, në mënyrë që Shqipëria të jetë vërtetë zonjë dhe të ketë vendin që meriton prej kohësh në Bashkimin Europian. Vlora do të jetë në krye të bashkimit në të gjitha kohët, siç ka qenë gjithmonë, me patriotizëm, për të mirën e Shqipërisë.