Nis lufta e lobimeve, Konferedata Afrikane pro një Botërori çdo dy vjet
Çështja e një Kupe Bote në futboll çdo dy vjet po futet në një “luftë” të rrezikshme lobimi por edhe politike. Teksa Parlamenti Europian pak ditë më pare votoi një program të ri sportiv për Europën që kundërshtonte ndryshimet e mëdha si Superliga por edhe Kupa e Botës çdo dy vjet, tani vjen një vendim surprizë.
Konferedata Afrikane e Futbollit, CAF bëhet konfederata e parë kontinentale që shprehet pro propozimit nga FIFA për një Kupë Bote çdo dy vjet. Kujtojmë që UEFA që ka dhe kombëtaret më të rëndësishme, është kategorikisht dhe unanimisht kundër.
Vendimi nga CAF me një votim unanim pro studimit për nisjen e një Botërori duke nisur nga 2026 e më tutje çdo dy vjet, hap një “luftë” të forte lobimesh që më pas do të vihen në peshore.
Në fakt për CAF nuk është asgjë e re që të luhet çdo dy vjet pasi edhe Kupa e Afrikës është e tillë por ndryshe nga afrika ku me gjithë respektin, ekipet janë të një niveli shumë më të ulet se Europa, në kontinentin e vjetër është kthyer në problem kalendari I ngjeshur./Ora News/.
