Për t’u marrë shembull, Pink i kërkon ndihmë publikisht Ronaldos për të realizuar ëndrrat!
Cristiano Ronaldo është një nga sportistët e mëdhenj që gjatë gjithë viteve që ka qenë në elitën e futbollit i është përkushtuar shumë njerëzve në nevojë.
Ylli portugez, me veprime të ndryshme, si donacione apo veprime të tjera ka fituar statusin që të konsiderohet i tillë, duke demonstruar anën e tij humane dhe njerëzore.
Pikërisht këtë ka dashur edhe këngëtarja amerikane P!Nk, e cila ka publikuar orët e fundit një mesazh që asnjë nga miliona ndjekësit e saj nuk e priste.

"Hej Cristiano. Unë po sponsorizoj dy fëmijë këtë vit për Krishtlindje të cilët nuk duan asgjë më shumë se një fanellë tënden. Ata nuk presin shumë, por unë jam e vendosur ta bëj këtë të ndodhë. Dëshironi të më dërgoni disa këmisha dhe të ndryshojmë jetën e tyre? E di që ju bëni gjëra të mrekullueshme gjatë gjithë kohës, por...”, ka shkruar këngëtarja amerikane orët e fundit, duke marrë shumë reagime nga miliona ndjekësit e saj.
Në fakt pritej që Ronaldo nga imenjimet e shumta edhe të mos përgjigjej të paktën zyrtarisht por portugezi ka surprizuar duke shkruar menjëherë një përgjigje që ka mbushur me gëzim zemrat e ndjekësve.

“Përshëndetje P! Nk, jam i kënaqur të ndihmoj. Do të përgatis disa këmisha të firmosura për këta fëmijë pa problem. Urime për realizimin e kësaj!", shkroi ylli portugez në profilin e tij në Twitter, duke treguar edhe një herë zemrën e tij të madhe dhe anën njerëzore dhe gjithashtu mori mijëra komente, shumica e të cilëve e duartrokisnin veprimin e këngëtares dhe përgjigjen e portugezit./Ora News/.
